Bolt bëhet futbollist, befason me skuadrën e tij
Usain Bolt mund ta realizojë ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist.
Sport
Ish njeriu më i shpejtë i botës që javën që shkoi i dha fund karrierës në atletikë, karrierën tani mund ta vazhdojë në futboll.
Është skuadra nga Championship, apo liga e dytë e Anglisë që i ka ofruar kontratë Boltit.
Bëhet fjalë për skuadrën Burton Albion, që në Championship pas dy ndeshjeve të zhvilluara, ka pësuar dy humbje.
“Jam i sigurt se ne do t’i ofrojmë kontratë, dhe trajneri do ta dëshironte atë. Ai është i shpejtë, nëse nuk ka asgjë tjetër”, ka deklaruar Robinson, pronari i skuadrës angleze./Lajmi.net/