Boksierëve kosovarë i mohohet pjesëmarrja në Botëror
Kampionati Botëror i boksit që do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit fillon më 1 maj, dhe ekipi i Kosovës në boks është paraparë të jetë pjesëmarrëse në të. Mirëpo, pavarësisht përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars dhe premtimeve se do të pajisemi me vizë, një gjë…
Sport
Kampionati Botëror i boksit që do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit fillon më 1 maj, dhe ekipi i Kosovës në boks është paraparë të jetë pjesëmarrëse në të.
Mirëpo, pavarësisht përgatitjeve, paraqitjes me kohë të ekipit, procedurave me vizë të kryera në muajin mars dhe premtimeve se do të pajisemi me vizë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur e as që pritet të ndodh, përkundër se nuk ka as refuzim e as arsyetim nga organizatori, bën të ditur Federata e Boksit e Kosovës (FboxK).
“Ne kemi kërkuar nga IBA edhe më parë që të angazhohet dhe të bëj përpjekje që boksierët tanë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të kenë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha ngjarjet e mëdha si të gjithë boksierët e federatave të tjera që janë nën ombrellën e IBA-së. Se organizatori e ka paraparë për të mos na pajisur me viza, e tregon edhe mos-përfshirja e Kosovës në faqen zyrtare të botërorit”, shkruante në njoftimin e FboxK.