Bob Dole do të bëhet me bust në Kosovë

Buste dhe shtatore të politikanëve amerikanë Kosova i ka bërë edhe ish-sekretares së Shtetit, Madline Albright si dhe presidentit Bill Clinton.

Lajme

22/07/2019 07:41

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sot merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për senatorin Bob Dole.

Aktiviteti mbahet sot në rrugën me emrin e senatorit që gjendet në lagjen “Dardania” në Prishtinë në ora 14.00.

Robert Joseph “Bob” Dole, ishte kandidat republikan për president në zgjedhjet e vitit 1996 dhe i nominuar si zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976. /Lajmi.net/