BMW X7 i ri me ndryshime të mëdha, kështu do të duket
BMW X7 jo vetëm që ka dalë në shitje që prej 2018-ës, por edhe ka arritur të ngrisë konkurrencën në tregun e SUV-ëve.
Auto & Tek
I shpiunuar nga paparacit e CarBuzz, prototipi i kamufluar ofron një pamje të hershme të ndryshimeve që mund të ngjajnë në BMW X7 të ri, transmeton lajmi.net.
Pjesa e përparme ndan dizajn të ngjashëm me BMW 7 Series 2020, me drita të përparme në ripozicionuara më poshtë, gril më të gjerë dhe kofano të re.
Duke e analizuar kamuflazhin në pjesën e pasme, CarBuzz spekulon se BMW X7 të ketë grafika të përditësuara të dritave të pasme dhe amortizatorë të ridizajnuar në po atë zonë.
BMW X7 aktual ka në dispozicion tri mundësi të motorëve: motor 3.0-litërsh turbo dhe 335 kuaj-fuqi; një motor tjetër më potent 4.4-litërsh me turbo binjakë që prodhon 456 kuaj-fuqi, si dhe motori tjetër në dispozicion me 523 kuaj-fuqi.
Meqenëse BMW nuk ka filluar testimin e prototipit në rrugët publike ende, nuk pritet që modeli i apostrofuar të shfaqet për herë të parë deri në vitin e ardhshëm, teksa pritet të dalë në shitje më 2022-ën. /Lajmi.net/