BMW lanson një veturë më të shpejtë se çdo ‘M5’

'Power BEV' është modeli i ardhshëm i kompanisë prodhuese të automobilave 'BMW', i cili do ia kalojë me shpejtësi çdo modeli të serisë 'M5'.

Auto & Tek

27/06/2019 18:33

BMW thotë se qëllimi ishte “të prodhonte një veturë eksperimental, që imponon jo vetëm dinamikën gjatësore por edhe atë anësore”, transmeton lajmi.net.

Kompania ka investuar edhe në shpejtësinë e ‘Power BEV’. Ajo pohon se automobili është i aftë të kapë 100 km/h për vetëm 3 sekonda.

Tutje, prodhuesi gjerman ka bërë të ditur se do plasohen vetëm 3 modele të tilla në treg. /Lajmi.net/