Blogerja 12-vjeçare i blen vetës BMW dhuratë për ditëlindje

Një vloggere bukurie, i bleu vetes një makinë luksoze për ditëlindjen e saj të dymbëdhjetë.

Fun

15/05/2019 17:38

Natthanan Sanunrat, e cila ka më shumë një milion ndjekës në të gjithë rrjetet sociale, bleu një BMW të serisë së 7 me vlerë prej 170 mijë eurosh si shenjë kremtimi ditëlindjeje, transmeton lajmi.net.

Vlogerja nga provinca Chonburi, pjesë e Tajlandës, pranoi se nuk është mjaftueshëm e gjatë për të arritur pedalet – dhe tha se do të duhet të presë tetë vjet deri sa ta marrë patent shoferin.

Në ndërkohë, nëna e saj, Natcha dhe babai, Rong, do të vozisin makinën.

Natthanan, e cila ka gjithsej 292 mijë ndjekës në YouTube, tha se ndërsa ajo e do BMW-në e saj, ajo dëshiron të ketë një Porsche sapo t’i mbush vjetët për të vozitur. /Lajmi.net/