Blloku i bllokuar në vetvete

Kërkesa e kreut të AAK-së që presidentja të ndikojë tek kryesuesja, Flora Brovina, në thirrjen e seancës, sipas analistëve, nuk është zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike. 

Lajme

30/10/2014 08:57

Blloku paszgjedhor i ka vetëm dy opsione.

I pari, sipas tyre, është rishikimi i marrëveshjes për ndarjen e posteve ose komunikimi me PDK-në.

Në të kundërt, sipas tyre, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme.

Ndërkohë, Arber Vllahiu, zëdhënës i presidentes nuk ka treguar nëse presidentja do të ndikojë në thirrjen e seancës, sepse sipas tij, presidentja është garantuese dhe jo imponuese e funksionimit demokratik të institucioneve.

“Presidentja është garantuese dhe jo imponuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe kompetencat e saj janë të përcaktuara qartë më Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Seanca konstituive e thirrur nga presidentja për 17 korrik nuk është përmbyllur ende”, ka thënë Vllahiu.

Ndërkaq, Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, ka thënë se prej momentit kur tri partitë politike dhe më pas edhe VV–ja kanë krijuar një bllok përballë PDK-së, ky Bllok është bllokuar në vetvete dhe nuk ka asnjë alternative të rrugëdaljes nga kjo situatë.