Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Në mbrëmjen e sotme është bllokuar autostrada Tiranë-Durrës.

Lajme

14/10/2018 20:08

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës – Tiranë.

Fluksit të shtuar të automjeteve që kthehen drejt Tiranës në fundjavë i janë shtuar edhe aksidente të vogla në autostradë që kanë shkaktuar radhë të gjata.

Pamjet tregojnë atë që po ndodhë në hyrje të Tiranës. /Lapsi.al/