Bllokohen qindra aplikacione në App Store

Qindra aplikacione iOS janë nxjerrë jashtë App Store, për shkak të një raporti nga shërbimi analitik SourceDNA, që thoshte se këto aplikacione rrezikonin informacionet personale të përdoruesve - duke përfshirë llogaritë e tyre të Apple.

Auto & Tek

19/10/2015 19:40

Aplikacionet në fjalë kanë qenë me origjinë nga Kina, të cilat kryenin qasje në informacione të përdoruesve të Apple në mënyrë sekrete.

Pothuajse të gjithë krijuesit e këtyre aplikacioneve ndodheshin në Kinë, që duket të mos jetë rastësi. Sidoqoftë, brenga më e madhe këtu është se sa gjatë ka qenë duke ndodhur kjo dhe çfarë do të thotë kjo për dyqanin App Store të Apple, transmeton lajmi.net.

Sipas SourceDNA, Youmi ka qenë duke eksperimentuar me llojin e informacioneve që mund të nxjerrë nga përdoruesit e Apple. Gati dy vite më parë, kjo firmë kishte filluar të testonte një virus të vogël për App Store, por sapo Apple e kishte kuptuar këtë ajo ishte tërhequr shpejtë.

Kështu, Apple i ka mbyllur serverët privat në mënyrë që të parandalojë që aplikacionet që i lexojnë ato serverë të rrezikojnë pajisjet e përdoruesve – madje edhe duke i bllokuar aplikacionet. (lajmi.net)