Bllokada e krijuar në Kuvend, Osmani takoi Fatmir Limajn
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn. Ky takim ka ardhur për shkak të bllokadës së krijuar në Kuvend. “Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limajn.
Ky takim ka ardhur për shkak të bllokadës së krijuar në Kuvend.
“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas këkesës së pranuar nga Nisma Soicaldemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, ka shkruar Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të enjten ka takuar krerët e partive politike, Albin Kurtin nga LVV, Memli Krasniqin nga PDK, Lumir Abdixhikun nga LDK dhe Ramush Haradinaj.
Pas tyre, Osmani është takuar edhe me përfaqësues nga komunitetet joshumicë.
Këto dy takime nuk kanë sjell rezultat në lidhje me konstituimin e Kuvendit, pasi edhe sot, në seancën e 18-të, nuk u arrit konstituimi i Kuvendit.
Osmani pas dy takimeve të enjten, ka thënë se do të vazhdoj takimet e saj me krerë të partive politike, edhe ndaras derisa të arrihet një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.
Postimi i plotë i Presidencës: