Blerim Shala tregon se cilat janë 15 tezat e historisë së Kosovës
Opinionisti Blerim Shala në 22 vjetorin e fillimit të fushatës së NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe ka bërë një përmbledhje të shkurtër të historisë së Kosovës.
Lajme
Në një opinon të shkruar për Klankosova.tv të titulluar “15 Teza të Historisë së Kosovës” ai ka bërë një lloj të rekapitulimit të shkurtër të historisë së Kosovë që nga viti 1912 deri në 2008-ën duke pasur si pikë fillestare, 17 shkurtin e vitit 2008, kur Kosova u bë shtet i pavarur.
Secili prej këtyre kapitujve të veçantë të historisë së Kosovës, prej vjeshtës së vitit 1912, deri me 17 shkurtin e vitit 2008, ka pasë rol të vetin në këtë zingjirin e pakëputur të kësaj historie, ku mungesa e secilës prej këtyre hallkave, do ta bënte të pamundur përmbylljen e suksesshme të Lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për çlirimin dhe pavarësimin e saj”.
“Nuk ka dhe nuk mund të ketë interpretim tjetër të kësaj historie, nëse duam t’i mbetemi besnik të vërtetës politike dhe historike të shqiptarëve të Kosovës”.
“Në këtë kontekst, rrëfimi historik për shqiptarët dhe për Kosovën, për fatin e tyre, në këtë dimensionin themelor të tij, është i përmbyllur një herë e përgjithmonë”, shkruan ai. /Lajmi.net/