Bleona Qereti në mesin e yjeve që shokuan botën

Bleona Qereti ndodhet në  listën e gjashtë  fytyrave publike që kanë  shokuar botën e show  bizzit në  vitin 2014. Kjo përzgjedhje është  bërë  nga mediat britanike, ku ne mesin e disa nga emrat më të njohur, u gjend edhe këngëtarja shqiptare…

ShowBiz

21/12/2014 11:40

Mediat britanike kanë publikuar përzgjedhjen e vitit të femrave që kanë arritur të shokojnë publikun për vitin 2014.

Në vend të  parë  sipas  DailyStar është  Bai Ling, 48-vjeçja e cila ka zgjedhur të shëtisë në Beverley Hills me një xhaketë, topless.

Në vend të dytë është këngëtarja e njohur Rihanna, me veshjen e saj transparente prej gurësh Swarovski, në daljen e Fashion Designers of America.

Ndërkaq në vendin e tret gjendet shqiptarja Bleona Qereti e cila shokoi me fustanin transparent në American Music Aë ards.

Në vend të katër është Nicki Minaj dhe “kostumi” i saj për Halloween.

Në vend të pestë renditet Miley Cyrus dhe dalja e saj topless në New York Fashion Week.

Dhe në vendin e gjashtë, DailyStar rendit Kim Kardashian në ballinën e revistës “Paper”.