Blendi Fevziu konsull i Kosovës në Durrës

Gazetari Blendi Fevziu i është futur diplomacisë. Ai është emëruar nga Presidenti Hashim Thaçi, si konsull i Kosovës në Durrës.

Lajme

10/03/2018 08:11

Diplomacia e Kosovës, ndërkaq, është shumë heremetike në dhënien e informacioneve që ngjallin interesin e kujdo lidhur me faktin se ku do të vendoset kjo seli, numri i personelit, rolit të tyre apo mënyrës se si do funksionojë, transmetojn mediat e Shqipërisë.

Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim nëse Fevziu e ka marrë shtetësinë kosovare apo se si do komportohet në qytetin bregdetar. Vetë gazetari nuk është “ndjerë” për këtë katapultim të bujshëm të tij nga gazetaria në diplomaci.