Bledi Mane: Pas deklaratave për kosovarët dhe vajin e ullirit, mora 320 kërcënime

Gazetari Bledi Mane ka shpjeguar deklaratën e tij të dhënë dje që ngriti një debat mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Shqipëri. Mane thotë se për ato deklarata ka marrë reagime, por që nuk e kishte pritur që deklarata të bëhej kaq e madhe. “Është debati i famshëm i vajit të ullirit. Është një…

Lajme

25/07/2022 21:54

Gazetari Bledi Mane ka shpjeguar deklaratën e tij të dhënë dje që ngriti një debat mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre në Shqipëri.

Mane thotë se për ato deklarata ka marrë reagime, por që nuk e kishte pritur që deklarata të bëhej kaq e madhe.

“Është debati i famshëm i vajit të ullirit. Është një pjesë e debatit që është shkëputur gjatë emisionit dhe debatit mes meje dhe gazetarit shqiptar nga Kosova. Kam thënë që Kosova nuk ka kulinari të mirë, por që nuk e prisja që për 24 orë nga të dy anët e kufirit të përfolej kaq shumë, aq sa edhe nënkryetarja e PDK-së reagoi, Saranda Citaku nëse nuk gaboj. Saranda, Vlora, Korca Citaku, ska rëndësi”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

Tutje ai shtoi se priste një reagim më të matur nga shqiptarët e Kosovës, pasi shton se me kërcënime nga shqiptarët në Republikën e Shqipërisë është mësuar. Megjithatë ai shton se “shqitparët nga të dy anët e atdheut qëndrojnë njëjtë me kërcënime”

“Më kujtohet para 20 viteve kur isha ende i vogël një debat i Migjen Kelmendit. Jam shumë i lumtur që gazetarët po merren me një debat kulinarie. Mendova se do të kishte një feedback që marrim ne gazetarët, që janë kërcënime shkrime sharlatanë e diçka të tilël, por mendoja se Kosova do të ishte më e përparuar por është njëjtë sikur këtu. Pra dy anët e atdheut janë njëjtë sa i përket kërcënimeve. Janë mbi 320 mesazhe kërcënuese për komente kulinarie. Në përgjithësi ishin kërcënime kulinarie. Të jemi koshiente pra pa marrë kohën. Për një debat të tillë ndikon edhe gjeografia. Po e sjell rastin e pushtimit të ishullit britanik nga Jul Cesari. Para shumë viteve britanikët nuk dinin të gatuanin dhe të laheshin pasi laheshin me yndyrën e derrit. Por pushtuesit marrin dhe japin. Ata dhanë shumë. Trangujt, e të tjerë. Nuk janë britanike por ata i cuan. Tash ka banja historike në Britani që ata i dërguan pasi nuk i kishin”, përfundoi ai.