Dyshohet se sulmoi fizikisht nënën dhe motrën në Gjakovë, arrestohet një person
Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten, më 23 tetor, rreth orës 16:00. Policia ka bërë të ditur se dy viktimat kanë refuzuar trajtimin mjekësor pas incidentit. I dyshuari është arrestuar dhe, me…
Lajme
Një burrë është arrestuar në Gjakovë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten, më 23 tetor, rreth orës 16:00.
Policia ka bërë të ditur se dy viktimat kanë refuzuar trajtimin mjekësor pas incidentit.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.