Blatter kritikon Brazilin

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter ka kritikuar nikoqirin e Kampionatit botëror 2014, Brazilin, për dështimin për të kryer punën sipas afatit të caktuar. Disa stadiume, përfshirë atë në Sao Paulo ku humbën jetën dy punëtorë në nëntor, nuk u kompletuan sipas kohës së caktuar nga FIFA dhe Blatter nuk është ndarë i kënaqur me përgatitjet…

Sport

06/01/2014 09:07

Presidenti i FIFA’së, Sepp Blatter ka kritikuar nikoqirin e Kampionatit botëror 2014, Brazilin, për dështimin për të kryer punën sipas afatit të caktuar.

Disa stadiume, përfshirë atë në Sao Paulo ku humbën jetën dy punëtorë në nëntor, nuk u kompletuan sipas kohës së caktuar nga FIFA dhe Blatter nuk është ndarë i kënaqur me përgatitjet e nikoqirit para garës që do të zhvillohet gjatë verës.

“Brazili duhet të kuptoj se ata kanë filluar shumë vonë”, deklaroi Blatter për 24 Hours.

“Ata janë shteti me vonesat më të mëdha sa i përket organizimit të një Kampionati botëror prej kur unë jam në krye të FIFA’së, edhe pse kanë pasur kohë të mjaftueshme (shtatë vjet) për tu bërë gati”, shtoi ai.

Kupa e Konfederatave në Brazil vitin e kaluar u përshkua nga protesta vickle kundër çmimeve të shtrenjta, por Blatter mendon se gara nuk do të jetë nën rrezik.

“Jam optimist, jo pesimist. Futbolli duhet të mbrohet. Besoj se brazilianët nuk do ta sulmojnë direkt futbollin. Ata janë shtëpia e sportit, është religjion”, përfundoi Blatter.