Blair: Ne nuk e shkaktuam krizën në Irak

Pushtimi i Irakut në vitin 2003 nuk duhet fajësuar për kryengritjet e dhunshme dhe dhunën që ka shpërthyer në vend, thotë ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Bota

15/06/2014 15:24

Blair deklaroi për BBC se Iraku do të ishte “një problem më i madh” edhe pa përmbysjen e Saddam Hussein në vitin 2003.

Ai ka insistuar se kriza e tashme është një problem “që prek të gjithë” dhe ka kërkuar për një ndërhyrje të perëndimit në këtë zonë.

Kritikët kanë hedhur poshtë komentet si të “bizare” duke akuzuar Blair se ai “po lan duart e tij të përgjegjësisë”.

Blair tha se ideja se Iraku sot do të ishte i qëndrueshëm nëse Saddami do të ishte ende në krye të saj, thjesht nuk është “ i besueshëm”.

“Edhe në qoftë se ne nuk do të rrëzonim Saddamin në vitin 2003, kjo gjë do të ndodhte në vitin 2011- dhe keni pasur revolucionin arab i cili ndodhte në Tunizi, Libi, jemen, Bahrein, Egjipt dhe në Siri- dhe ju do të kishit një problem akoma më të madh në Irak” tha ai.

“Në të vërtetë ju mund të shihni se çfarë ndodhë kur nuk e rrëzoni një diktator, siç po ndodhë me Assad-in tani. Problemet nuk ikin”.

“Pra, një nga gjërat që unë jam përpjekur të them- ju e dini, ne mund sërish të debatojmë për vitin 2003- dhe ka disa pika të përkryera legjitime në të dyja anët- por ku jemi tani në vitin 2014, ne duhet të kuptojmë këtë si një problem rajonal, por është një problem që na prek të gjithë ne”.

Blair bëri thirrje për një lloj ndërhyrje në Siri, duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në një kërcënim për tokën e Mbretërisë së Bashkuar.

Michael Stephens, ekspert për Irakun dhe Sirinë në Institutit e Shërbimeve të Mbretërisë së Bashkuafr, tha se lufta në Irak ka një rol kyç në rritjen e dhunës në kohët e fundit.

“Mendoj se Blair është duke larë duart e tij nga përgjegjësia. Por në të njëjtën kohë, unë pajtohem me të se ne nuk mund ta injorojmë këtë gjë”.

“Ne kemi një rol për të luajtur në kuptimin  e përpjekjeve për të siguruar që Iraku dhe Siria nuk do të fragmentohen dhe vetëm do të lëvizin në një lloj dhune të pafund”, tha ai për BBC.