Bixhoz me aleatët, Kusari: S’jap përgjigje për fjalimin e Presidentes
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se s’ka përgjigje rreth fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani në Kuvend. “Ju po i referoheni fjalimit të Presidentes, mendoj që unë nuk jam ajo që duhet të japë përgjigje rreth fjalimit të Presidentes. Secilit në rolin e vet kushtetues i takon ta bëjë vlerësimin…
Lajme
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se s’ka përgjigje rreth fjalimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani në Kuvend.
“Ju po i referoheni fjalimit të Presidentes, mendoj që unë nuk jam ajo që duhet të japë përgjigje rreth fjalimit të Presidentes.
Secilit në rolin e vet kushtetues i takon ta bëjë vlerësimin e vet. Mendoj që është e rëndësishme që liderët institucionalë janë në rrugën e drejtë.
Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar asnjëherë. Ne si pozitë me të gjitha detyrat që kemi do të mundohemi me përkushtim dhe nder ta përmbyllim këtë legjislaturë” – tha Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.