Bitcoin e ka bërë përsëri! Rritet vlera në 23 mijë dollarë

Duket se rritja e vlerës nuk ka të ndalur.

Auto & Tek

17/12/2020 15:54

Bitcoin brenda 24 orëve pati një rritje tjetër prej më shumë se 3 mijë dollarë, shkruan “CNBC”.

Duket se kriptovaluta nuk ka të ndalur. Para më pak se 24 orëve u lajmërua rekordi i ri i vlerës së bitcoin që kishte arritur 20 mijë dollarë, por tani vlera është bërë 23,421 dollarë, transmeton lajmi.net.

Rritja e vlerës ka arritur200% në krahasim të fillimit të vitit. Një rritje kaq drastike nuk është regjistruar asnjëherë më parë.

Vlera e bitcoin është rritur këtë vit në mënyrë drastike dhe nuk është e qartë se deri kur kjo do të vazhdoj para rënies së vlerës përsëri.

Kjo kriptovalutë është më e shtrenjta dhe më e përdorura, edhe pse investimi në të mund të jetë paksa i pabazë.

Këto investime nuk mund të kthehen në para të përdorshme. Ato mund vetëm të shiten në këmbim të parave por si shkak se ato nuk mund të përdoren për të bërë blerje ose diçka të tillë, shitblerja e tyre ka rënë.

Kjo është arsyeja kryesore pse vlera e kriptovalutës vazhdon të ngrihet më lartë e më lartë. /Lajmi.net/