Bitcoin arrin vlerën më të lartë ndonjëherë
A është koha të investoni?
Auto & Tek
Bitcoin ka pasur një ngritje të radhës përsëri, e këtë herë duke arritur vlerën prej 20 mijë dollarë, shkruan “CNBC”.
Që prej vitit 2017, kjo është vlera më e lartë që ka arritur bitcoin, transmeton lajmi.net. Vetëm brenda vitit 2020 vlera e bitcoin është rritur 180% në krahasim me vitin e kaluar.
Kjo rritje besohet të ketë ndodhur si shkak i përkrahjes institucionale që ka pasur kriptovaluta, dhe gjithashtu nga rënia e interesit që është shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Drejtori gjeneral i Galaxy Digital, Michael Novogratz, beson se deri në fund të vitit të ardhshëm vlera e bitcoin do të arrij rreth 55 deri në 60 mijë dollarë.
Edhe pse ka shumë investitorë që besojnë se të gjithë duhet të investojnë në bitcoin, këshilltarët financiarë kanë shumë pyetje në lidhje me faktin se a është e nevojshme investimi në bitcoin.
Shumica prej tyre mendojnë se kjo është e rrezikshme duke marrë parasysh luhatjet që ka vlera e bitcoin. Edhe pse tani ajo është në ngritje masive, nuk dihet se sa kohë do të zgjas kjo para se vlera e bitcoin të bie përsëri.
Këshilltarët financiarë duan të iu kujtojnë të gjithë të interesuarve se bitcoin nuk sjellë fitime, nuk paguan interes, dhe nuk është investim me mend sepse nuk do të nxirrni diçka fitim prej saj.
Investimet që ne bëjmë duhet të jenë të shtyra nga faktorë që ne i kontrollojmë, dhe vlera e bitcoin është diçka që ndryshon pa vullnetin tonë. /Lajmi.net/