Bislimi mirëpret rekomandimet e Raportit të Prgresit, kërkon heqjen e masave të BE-së
Pas dorëzimit të Raportit të Progresit për vitin 2024 nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova mbetet ndër vendet më të përkushtuara ndaj vlerave evropiane dhe demokratike. Në deklaratën e tij, Bislimi vuri theksin te përkushtimi i Kosovës për përfaqësimin e këtyre vlerave dhe drejtësisë, duke thënë…
Lajme
Pas dorëzimit të Raportit të Progresit për vitin 2024 nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, deklaroi se Kosova mbetet ndër vendet më të përkushtuara ndaj vlerave evropiane dhe demokratike.
Në deklaratën e tij, Bislimi vuri theksin te përkushtimi i Kosovës për përfaqësimin e këtyre vlerave dhe drejtësisë, duke thënë se raporti i dorëzuar nga BE-ja përfshin arritjet dhe sfidat e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Pavarësisht masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat ai i konsideron të padrejta dhe në kundërshtim me parimet dhe vlerat që promovon Bashkimi Evropian, Bislimi ka shtuar se vendit do t’i zbatojë rekomandimet e Raportit të Progresit.
Raporti i Progresit për këtë vit, ndër të tjera, sipas Bislimit, përgëzon Kosovën për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe progresin e saj në liberalizimin e vizave me BE-në.
“Zgjerimi i BE ka qenë dhe mbetet stabiliteti i paqes në Evropë. Sot paketa përfshin dhjetë shtete, nga shtatë sa ishin më herët. Si shteti më pro-evropian, Kosova përfaqëson vlerat evropiane, të demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit”.
“Kjo ditë është e rëndësishme për shkak se shihet se ku është kryer punë e mirë dhe ku ka ngecje. Raporti e përgëzon për vendosjen e masave ndaj Rusisë dhe si dhe për progresin për vizat me BE-në. Përkushtimi i Kosovës proaktive, ka ndihmuar në kapërcimin e sfidave të mëtejshme. KE përgëzon Kosovën për Agjendën e Reformave për vitin 2027”, ka thënë ndër të tjera Bislimi.