Biskota e shpëtuar nga Titaniku, sapo u shit për 15,000 funta (FOTO)
Një biskotë e cila për pak ishte fundosur bashkë me Titanikun sapo është shitur për £15,000 në ankand.
Fun
Pos kësaj nuk ishte as biskotë me çokollatë.
Një koleksionues i Greqisë i kishte shpenzuar kursimet e veta që ta blejë një biskotë e cila ishte pjesë e kutisë mbijetuese në një nga anijet e shpëtimit të Titanikut.
Liverpool Echo raporton se ishte shitur £5,000 më shumë sesa që ishte parashikuar, transmeton lajmi.net.
Kjo biskotë ishte shpëtuar nga James Fenwick, i cili ishte pasagjer në SS Carpathia, i cili i kishte marrë mbijetuesit e Titanikut.
Zotëri Fenwick e kishte mbajtur biskotën në një zarf në të cilin kishte shkruar: “Biskotë ‘PILOT’ nga anija e shpëtimit të Titanikut, Prill 1912”.
RMS Titanik e cila supozohej se nuk fundoset, e kishte goditur një ajsberg gjatë rrugëtimit të saj nga Southampton për në New York City.
Ajo ishte fundosur brenda 3 orëve dhe 1,500 pasagjerë kishin vdekur.
Fundosja e Titanikut është më e famshmja në histori.
Por a ja vlen £15,000 për një biskotë? (Lajmi.net)