“Bisha” që pritet të sjellë ‘Bugatti’ vitin e ardhshëm

'Bugatti Divo'-n e bën super-veturë trupi aerodinamik dhe stilimi i pjesës së pasme.

Auto & Tek

17/06/2019 19:14

Pavarësisht se ende nuk është publikuar një fotografi që tregon qartësisht se si ky model do të duket, artisti Rain Prisk ka publikuar një model përafrues, transmeton lajmi.net.

Vetura pritet të konkurrojë drejtpërdrejt me ‘Ferrari 812 Superfast’ dhe ‘Corvette C7’.

Fatkeqësisht, bëhet e ditur se vetëm 40 modele të serisë ‘Divo’ janë duke u ndërtuar, ku secili nga ta do të kushtojë 5.5 milionë euro.

Për sa i përket specifikave, vetura pritet të përbëhet nga një motor 8.0 litërsh, që do jetë i aftë ta bëjë ‘Divo’-n të arrijë 1,479 kuaj-fuqi. /Lajmi.net/