Binjakët e Ronaldos festojnë ditëlindjen, publikohet portreti i bukur familjar
Në familjen e Cristiano Ronaldos sot ka festë.

ShowBiz
Futbollisti Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez sot kanë një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.
Binjakët Eva dhe Mateo sot festojnë ditëlindjen, andaj nuk mungoi urimi me fjalë zemre nga Ronaldo dhe Georgina.
Futbollisti ka ndarë një fotografi nga festa që ua organizuan vogëlushëve për ditëlindje, ku e gjithë familja ishin veshur sikurse personazhet në filmat e animuar.
“Urime ditëlindjen për dy më të ëmblit e mi, Eva dhe Mateo. Ne ju duam deri në fund të botës”, ishte urimi i Ronaldos për fëmijët. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBDKsSFAwMr/