Binjaket e ngjitura në kokë ndahen pas 50 orësh operacion

Dy binjake nga Pakistani kishin lindur të ngjitura në kokë dhe më në fund janë duke jetuar të pavarura, pas një operacioni që zgjati 50 orë,

Fun

20/07/2019 16:29

Safa and Marwa kishin lindur në vitn 2017.  Nëna e tyre nuk e ka ditur që është duke pritur binjakë dhe aq më pak dy binjake të ngjitura kokë me kokë.

Rreth dy në pesë grupe lindin binjakë të ngjitur ose edhe nuk i mbijetojnë 24 orët e para.

Por fatmirësisht për këto dy motra një person i pasur ofroi që t’ia mbulonte shpenzimet e udhëtimit dhe operacionit, raporton “CNN”.

Një procedurë e tillë është jashtëzakonisht e rrallë. Shanset për të shkuar në operacion për këta lloj binakësh janë një në 10 milionë. /Lajmi.net/