Binance Academy dhe Global Fintech Institute lansojnë kursin “Hyrje në Rreziqet dhe Kuadrin Rregullator”

Me ndryshimin e shpejtë që po përjeton industria financiare përmes pasurive digjitale, sigurimi i njohurive dhe aftësive për profesionistët që udhëheqin këtë transformim është bërë më i rëndësishëm se kurrë. Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Binance dhe Global Fintech Institute (GFI), Binance Academyka lansuar një kurs të veçantë online për profesionistët në fushën…

29/10/2025 21:28

Me ndryshimin e shpejtë që po përjeton industria financiare përmes pasurive digjitale, sigurimi i njohurive dhe aftësive për profesionistët që udhëheqin këtë transformim është bërë më i rëndësishëm se kurrë.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Binance dhe Global Fintech Institute (GFI), Binance Academyka lansuar një kurs të veçantë online për profesionistët në fushën e mbikëqyrjes rregullatore dhe pajtueshmërisë, që synojnë të kuptojnë më mirë botën e kriptovalutave dhe kuadrin ligjor që e rrethon atë.

Kursi me titull “Hyrje në Rreziqet dhe Kuadrin Rregullator” përbëhet nga module virtuale të udhëhequra nga ekspertë të njohur ndërkombëtarë, si Dr. Ernie Teo, drejtor i aplikimeve kompjuterike në financa në Nanyang Technological University, dhe Nizam Ismail, drejtor ekzekutiv i Ethikom Consultancy dhe ish-zyrtar në Monetary Authority of Singapore (MAS).

Kursi përmbyllet me një panel diskutimi ku marrin pjesë Richard Teng, CEO i Binance; Dr. Ernie Teo; Elsa Madrolle, menaxhere për Evropën në VerifyVASP; dhe Grace Chong, drejtoreshë e rregullativës së shërbimeve financiare në Drew & Napier LLC.

Programi trajton temat më kyçe që ndikojnë industrinë e kriptos — nga rreziqet e pastrimit të parave, deri te mbrojtja e investitorëve dhe regullimi ndërkufitar. Ai përfshin edhe studime të rasteve reale, si kolapsi i FTX, dhe prezanton teknologjitë RegTech dhe SupTech që ndihmojnë autoritetet në përmirësimin e mbikëqyrjes financiare.

Kursi është i qasshëm falas në platformën Binance Academy dhe rekomandohet për profesionistë të të gjitha niveleve që dëshirojnë të kuptojnë më thellë dinamikat rregullatore që po formësojnë industrinë globale të kriptovalutave.

Partneriteti Binance – GFI

Ky kurs është pjesë e partneritetit strategjik të shpallur për herë të parë në GFTN Forum në Japoni, në mars 2025. Synimi është të pajisen profesionistët me njohuri dhe aftësi për të vepruar me sukses në një mjedis gjithnjë e më të ndërlikuar financiar.

Në kuadër të kësaj nisme, Binance ka sponsorizuar mbi 500 bursa për programin 16-orësh të GFI “Foundation in Crypto Regulation and Compliance”, i cili u ofron profesionistëve të sektorit financiar mundësi të zgjeruara trajnimi dhe zhvillimi.

Falë mbështetjes së Binance, GFI ka mundur të zgjerojë programet edukative, të zhvillojë kërkime të rëndësishme dhe të forcojë bashkëpunimin në industrinë fintech, duke lidhur më fort botën e financave tradicionale me atë digjitale.