Bima që funksion si ‘viagra’, ja pse të gjithë meshkujt duhet ta marrin

Xhenseni i kuq korean besohet se rrit fuqinë e penisit dhe vepron si ilaç natyral për mosfunksionimin erektil (ED).

Lifestyle

05/12/2019 22:25

Problemi shëndetësor, i cili prek në të vërtetë gjysmën e të gjithë meshkujve midis 40 dhe 70 vjeç, është kur një burrë nuk mund të ketë ngritje të mjaftueshme për seks, transmeton lajmi.net.

Por është e mundur që shtesa bimore, e njohur edhe si xhensen Panax, mund të jetë një antidot për përmirësimin e performancës dhe alternativa homeopatike e Viagra-s.

Në një studim, të botuar në Journal International, 60% e burrave që vuanin nga ED kishin përmirësime të ereksioneve pas marrjes së shtesave koreane të xhensenëve të kuq për tetë javë.

Në veçanti studiuesit zbuluan se ajo kishte një efekt të vogël, por domethënës për të ndihmuar burrat të zgjasnin ereksionin dhe të arrinin depërtim të suksesshëm.

Akademia Amerikane e Mjekëve të Familjes (AAFP) këshillon të merrni 900mg xhensen të kuq tre herë në ditë. /Lajmi.net/