Bill Gates paralajmëron për një problem më të madh sesa koronavirusi

Bill Gates, bashkëthemelues i kompanisë teknologjike Microsoft, ka thënë  se bota po përballet aktualisht me një problem shumë më të madh sesa koronavirusi - ndryshimi klimatik.

Fun

20/09/2020 21:05

“Nuk ka një vaksinë për t’i dhënë fund ndryshimit klimatik”, ka thënë Gates për “Bloomberg”, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, problemi mjedisor do të jetë shumë më i madh sesa problemet që ka shkaktuar këtë periudhë Covid-19.

Gates duket pesimist në këtë aspekt. Ai deklaroi se “shumica e ekonomisë së botës (transport, industri, ndërtim, elektricitet dhe agrikulturë) është burim emetimesh të dëmshme. Për shumë prej tyre nuk ka asnjë zgjidhje”. /Lajmi.net/