Bill Clintoni shtrohet në spital
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në spital për shkak të etheve. Sipas një ndihmësi të tij, situata nuk është urgjente, dhe se Clintoni e ka vetëdijen dhe ndihet shpirtërisht mirë. Ai u dërgua në spitalin MedStar Georgetown University për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. 78-vjeçari ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore, madje i është…
Bota
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në spital për shkak të etheve.
Sipas një ndihmësi të tij, situata nuk është urgjente, dhe se Clintoni e ka vetëdijen dhe ndihet shpirtërisht mirë.
Ai u dërgua në spitalin MedStar Georgetown University për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
78-vjeçari ka pasur edhe më herët probleme shëndetësore, madje i është nënshtruar një operacioni të zemrës më 2004, si dhe një procedure tjetër më 2010.