Biletat e ndeshjes Maqedoni – Kosovë dalin në shitje në ‘MerrJep’

Derisa Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës, një pjesë e tyre kanë filluar të dalin në shitje në ‘MerrJep’.

Sport

06/03/2020 14:27

Maqedonia e Veriut dhe Kosova më 26 mars do të takohen mes vete, në rrugën drejt kualifikimit për Kampionatin Evropian ‘Euro2020’, shkruan lajmi.net.

Blerja e biletave të kësaj ndeshje nuk ka qenë e lehtë.

Vendasit kanë vendosur që biletat t’i shesin vetëm për shtetasit e Maqedonisë, dhe kërkesa për t’u pajisur me to, ka qenë shumë e madhe.

Por, pavarësisht këtyre masave, biletat e kësaj ndeshje kanë filluar të nxirren në shitje në faqen ‘Merr Jep’./Lajmi.net/