BILD: Yjet e Bayernit u rrahen në zhveshtore pas humbjes nga Manchester City

Skuadra e Bayern Munich u mposht mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt me rezultatin 3 me 0. Gazeta gjermane ‘BILD’ shkruan se në tunel pati një rrahje mes lojtarëve të klubit gjerman. Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një bisedë të tensionuar me bashkëlojtarin e…

Sport

12/04/2023 17:44

Skuadra e Bayern Munich u mposht mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt me rezultatin 3 me 0.

Gazeta gjermane ‘BILD’ shkruan se në tunel pati një rrahje mes lojtarëve të klubit gjerman.

Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një bisedë të tensionuar me bashkëlojtarin e tij, Leory Sane dhe madje e goditi me shuplakë.

Kjo rrahje erdhi për shkak se dy lojtarët patën një mos-marrëveshje gjatë ndeshjes.

Kujtojmë që Sadio Mane u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, por nuk arriti të bënte asgjë, kurse Sane pati disa raste të mira shënimi në dy pjesët./Lajmi.net/