Biesla jep intervistën e parë pas gati 20 vitesh, thotë se Guardiola i bëri dëm futbollit

Marcelo Biesla është unik për nga mënyra se si e trajton futbollin në përgjithësi, duke filluar nga puna e tij si trajner, mendimet dhe shfaqjet në media.

Sport

03/10/2020 08:52

Kanë kaluar gati 20 vjet nga intervista e tij e fundit për një media për trajnerin argjentinas.

65 vjeçari që riktheu Leeds Unitedin në Premierligë, ka vendosur të prish zakonin e tij të vjetër, dhe të jap intervistën e parë pas gati 20 vitesh, dhe atë e bëri për DAZN Brazil.

Pjesë pyetjeve në këtë intervistë ishte edhe Pep Guardiola, kundër të cilit Biesla përballet në fundjavë, në ndeshjen mes Leeds United dhe Manchester City.

Biesla thotë se Guardiola ka krijuar një sistem të veçantë në lojën e tij, duke shtuar se i ka bërë dëm futbollit pa dashje.

“Pep pa dashje i shkaktoi shumë dëm futbollit. Krijoi një sistem me anë të të cilit skuadrat mbrojnë veten kundër futbollit të Guardiolas. Kush është trajneri më i mirë? Klopp ka punën e tij, Guardiolan po ashtu, dhe unë jam dikush tjetër. Ne nuk mund të krahasohemi”, ka deklaruar Biesla./Lajmi.net/