Bien shërbimet e Apple, përdoruesit raportojnë shumë probleme

A po keni probleme për t’u kyçur në iTunes Store? Nuk po mund të lidheni në iCloud? Po mund të merrni disa aplikacione në App Store dhe disa jo? Nuk jeni të vetmit!

Auto & Tek

11/03/2015 18:12

Apple duket se po ka shumë probleme me serverët e saj këtë mëngjes. Gjatë gjithë ditës, iTunes ka vazhduar të refuzojë qasjet duke mos iu përgjigjur llogarive përkatëse.

Forumet e Apple janë duke u pushtuar nga pyetjet e shumta të përdoruesve të iPhone, pas pamundësisë për të pasur qasje në shërbimet e Apple.

Apple nuk është duke reflektuar ndaj këtyre problemeve, duke mos bërë ndonjë sqarim apo zgjidhje për problemin, transmeton Lajmi.net.