Bie një person nga një repart i spitalit në QKUK
Në mëngjesin e sotëm një person ka rënë nga një repart i spitalit në QKUK. Si shkak i kësaj i njëjti ka pësuar lëndime trupore, përcjell lajmi.net. Rasti për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një…
Lajme
Në mëngjesin e sotëm një person ka rënë nga një repart i spitalit në QKUK.
Si shkak i kësaj i njëjti ka pësuar lëndime trupore, përcjell lajmi.net.
Rasti për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti bënë të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.”, thekson Ahmet./Lajmi.net/