Bie niveli i akullit në Arktik
Ndryshimet e mëdha të klimës gjatë këtij viti kanë shkaktuar rënie të nivelit të akullit në Arktik.
Fun
Një vit i “çmendur” me temperature të larta dhe zjarre në pyje, kanë shkaktuar shkrirjen e akullnajave në Arktik, transmeton lajmi.net.
Ekspertët nga National Snow dhe Ice Data Centre kanë gjetur se nivelet e akullnajave në Arktik gjatë këtij viti janë në një nivel shumë të ulët.

Është niveli i dytë më i ulët i akullnajave që mbulojnë detin në fund të verës me rreth 42-vjet që kur satelitët filluan të regjistrojnë nivelin e akullnajave, më i ulëti ishte në vitin 2012.
Arktiku është në shkrirje dhe është një shenjë ‘kritike’ për ne. /Lajmi.net/

