Bie nga sistemi Facebook, probleme me kyçje dhe dërgimin e mesazheve

Rrjeti i famshëm social 'Facebook' sapo ka rënë nga sistemi.

Auto & Tek

04/03/2019 22:15

Problemet që u shfaqën si rezultat i rënies së gjigantit të medieve sociale ishin të natyrës së dërgimit të mesazheve dhe kyçjeve në llogari, shkruan lajmi.net.

“Llogaria është e padisponueshme për shkak të një problemi të sajtit”, shkruhej në paralajmërimin që ofrohej si justifikim për mos-lejim të kyçjes në llogari.

Ndërkaq, për sa u përket mesazheve, në aplikacionin ‘Facebook Messenger’ nuk arrihej shkëmbimi i tyre, me një paralajmërim me ngjyrë të kuqe.

Probleme me këtë rrjet social dhe simotrën e tij, Instagram, kanë qenë të shpeshta kohëve të fundit.

Shefi ekzekutiv i Facebook ende nuk ka ofruar ndonjë sqarim në lidhje me problemet e vazhdueshme që po shfaqen kundrejt përdoruesve. /Lajmi.net/