Bie në gropën me serë, vdes 68-vjeçarja

Një e moshuar ka gjetur vdekjen aksidentalisht paraditen e kësaj të marte.

Lajme

20/08/2019 12:15

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, ku shtetasja N.K, 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë.

Si pasojë e kësaj, gruaja ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur që të dalë prej andej.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, raporton Tch.