Biden para liderëve të vendeve anëtare përmend ndërhyrjen në Ballkan për ndaljen e spastrimit etnik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një fjalimi në Washington në 75 vjetorin e NATO-s tha se NATO është aleanca më e madhe dhe më efektive e botës. Biden përmendi edhe unitetin e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe intervenimin në Ballkan për ta ndalur spastrimin etnik. “Kur shpërtheu lufta…

Bota

10/07/2024 10:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë një fjalimi në Washington në 75 vjetorin e NATO-s tha se NATO është aleanca më e madhe dhe më efektive e botës.

Biden përmendi edhe unitetin e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë dhe intervenimin në Ballkan për ta ndalur spastrimin etnik.

“Kur shpërtheu lufta në Ballkan, ne ndërhymë për ta rivendosur paqen dhe për ta ndalur spastrimin etnik”, tha Biden

Biden poashtu shtoi se NATO evoluoi strategjitë për t’u përballur me kërcënime e duke e rritur efektivitetin.

“Sot, NATO është më e fuqishme se kurrë: 32 kombe të forta. Për vite, Finlanda dhe Suedia ishin ndër partnerët tanë më të ngushtë. Tani ata kanë zgjedhur të anëtarësohen zyrtarisht në NATO”, tha ndër tjerash presidenti amerikan.

Ai theksoi se “karakteri i NATO-s është thelbësisht demokratik, gjithmonë ka qenë dhe duhet të vazhdojë të jetë gjithmonë”./Lajmi.net/