Biden ngatërron emrin e presidentit ukrainas, e prezanton si “Presidenti Putin”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ngatërruar emrin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës për shtyp pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Washington. Duke e ftuar t’ia jap fjalën Zelenskyt, presidenti amerikan iu referuar atij si “Presidenti Putin”. Por shumë shpejtë ai e kuptoi gabimin, ndërsa…

Bota

12/07/2024 08:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ngatërruar emrin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës për shtyp pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Washington.

Duke e ftuar t’ia jap fjalën Zelenskyt, presidenti amerikan iu referuar atij si “Presidenti Putin”.

Por shumë shpejtë ai e kuptoi gabimin, ndërsa ftoi më pas presidentin e Ukrainës të marrë fjalën.

“Tani, dua t’ia jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka aq guxim e vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin”, tha Biden gjatë gafës së tij.

Por, presidenti amerikan u mundua që ta përmirësoj shpejt veten duke thënë se “ne do ta mundim presidentin Putin, jam shumë i fokusuar për ta mposhtur Putinin”.

Ndërsa, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi me buzëqeshje duke thënë se “unë jam më i mirë se ai [Putini]”.

Biden është i nominuari i Demokratëve për garën presidenciale, ku kritikat ndaj tij për t’u tërhequr nga gara sa vijnë e shtohen./Lajmi.net/