Biblioteka e Prishtinës bëhet me objekt të ri, fillon zhvendosja e librave (Foto)

Më në fund biblioteka “Hivzi Syljemani” po bëhet me objekt të ri. Tashmë ka filluar zhvendosja e librave dhe pritet që muajin që po hyjmë të jetë në funksion të prishtinasve.

ShowBiz

29/04/2016 18:48

Prishtina ka bibliotekën e saj “Hivzi Sylejmani” e cila besohet se është themeluar që nga vitet ’40-a. Ka disa biblioteka, një në qendër, një në Pallatin e Rinisë, atë “Përkujtimore” në Taukbashqe, “Përrallat”, “Lektura” si dhe bibliotekat nëpër fshatra, raporton lajmi.net

Kësaj biblioteke i është ndryshuar emri shumë herë e së fundmi kishte probleme me objektin, ngase mungonte hapësira dhe nuk ishin kushtet e duhura.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ne Komunën e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të bartjes së librave, materialit tjetër bibliotekar nga biblioteka “Hivzi Sylejmani” dhe vendosjes në objektin e ri në Dardani, nga dita e martë, 3 maj 2016, Sektori i Fëmijëve dhe Sektori i të Rriturve nuk do të jenë në shërbimin deri në përfundim të bartjes me përjashtim të Sallës së Leximit e cila edhe më tutje do të jetë e hapur dhe do të punohet me orar të plotë, raporton lajmi.net

Gjatë periudhës së bartjes, në raste të domosdoshme, lexuesit prej kl I-VIII mund të shërbehen në degën “Biblioteka Përkujtimore” në Taukbashqe, ndërsa të tjerët në degën në Pallatin e Rinisë.

Nisma që biblioteka e qytetit “Hivzi Sylejmani” të bartet në një objekt të ri do të përmendej qysh në vitin 2007, por projekti nisi të zbatohej tek në vitin 2011, e pastaj u kërkuan prapë

Krejt kostoja e këtij objekti, Komunës së Prishtinës asokohe nën udhëheqje të Isa Mustafës, ishte llogaritur t’i kushtonte 2,5 milionë euro. E projekti pritet të finalizohet këtë muaj që po hyjmë.

Objekti i ri është i sistemuar në hapësirën prej 30 arësh në lagjen “Dardania” dhe është i ngritur në tre kate.

Dy salla të mëdha të leximit, secila me kapacitet prej rreth 300 vendesh, një sallë për tryeza e konferenca shkencore, janë hapësira të tjera që janë përfituar nga kjo ndërtesë.

Depot e librit do të jenë të standardeve evropiane, ndërsa rëndësi i është dhënë edhe pjesës së stafit e administratës./ Lajmi.net

Biblioteka "Hivzi Sylejmani" 13082686_867604496701120_4155027364881194413_n 13062211_867604403367796_6052229256136178149_n 13102861_867604273367809_8863657670341460517_n 13062136_867604993367737_7556440457471994440_n