Beyonce dhe Jay Z ‘të dashuruar’ pas Tom Fordit
Këngëtarja amerikane, Beyonce është duke vazhduar turin e koncerteve të saj ‘Mrs Carter World Tour’, teksa kësaj radhe ka zbritur në Gjermani, ku është paraqitur me një bluzë ‘Tom Ford’.
ShowBiz
Këngëtarja kishte performuar në qytetin e Kolnit në Gjermani, aty ku ishin mbledhur me mijëra fansa të saj, për ta shikuar drejtëpërdrejtë performimin e saj në skenë, mirëpo ajo që vlen të përmendet ishte bluza e saj.
32 vjeçarja u paraqit me një stil mjaftë të mire, teksa bluzë në fjalë ishte mjaftë e shkurtër me emrin Tom Ford dhe kishte një numër 61 që simbolizon numrin e viteve të personit në fjalë, i cili njihet si një dizajner legjendar.
Duket se Beyonce dhe Jay Z janë fansa të mëdhenjë të dizajnerit Tom Ford, pasi edhe Jay Z gjatë vitit të fundit në turin e tij, Magna Carter World, kishte të veshur gjithashtu një bluzë me emrin e legjendarit dhe njërit ndër dizajnerët më të mirë në historinë e kësaj lëmie.