Beyonce dhe Jay Z janë ndarë për një vit, shkak Rihanna
Një libër për biografinë e Beyonce, që do të dalë së shpejti, tregon të pathënat për problemet mes çiftit të famshëm dhe skandalin në ashensor.

ShowBiz
Libri biografik i paautorizuar, ‘Becoming Beyonce’ nga gazetari i njohur i showbizit J Randy Taraborelli nxjerrë shumë detaje nga lidhja e Beyonce dhe Jay Z, transmeton lajmi.net.
Ndër të tjera, Taraborelli thotë se Beyonce dhe Jay Z kanë qenë të ndarë për një vit, në vitin 2005, kur Jay Z ka zbuluar Rihannën dhe është foluar se ai ka një lidhje me të.
Edhepse, sipas tij, kjo ishte një taktikë nga vetë kompania e Jay Z, për t’u përhapur më shumë emri i Rihannas, por Beyonce, atëherë 24 vjeçare, nuk ka qenë e sigurt se çfarë të besojë dhe është ndarë nga Jay.
Ata nuk janë parë për një vit, derisa Beyonce është bindur e ata më pas edhe janë martuar dhe tani kanë një vajzë tre vjeçare bashkë, transmeton lajmi.net.
Por, pikërisht kjo ishte arsyeja e skandalit të vitit të kaluar në ashensorin e Met Gala, kur Solange, motra e vogël e Beyonce e ka sulmuar shefin e ‘Roc Nation’ kur ai ka shprehur dëshirën të shkojë në festën që ka organizuar Rihanna dhe kjo i ka thënë se ai nuk ka se për çfarë të shkojë atje.
Beyonce është në lidhje me Jay Z që nga viti 2000 ndërsa ajo ka pasur vetëm një lidhje para tij./Lajmi.net