Betejë jetë a vdekje ndërmjet qenit dhe kobrës

Një kobër e frikshme dhe një qen shtëpiak janë filmuar në një betejë jetë a vdekje, që zgjati gjashtë minuta.

Fun

17/07/2019 16:12

Pamjet tregojnë rrethin e betejës duke u ngushtuar çdoherë e më shumë, transmeton lajmi.net.

Për ta frikësuar qenin, kobra shihet duke e ngritur kokën, në një përpjekje edhe për ta sulmuar atë.

Por, një gjë e tillë duket se nuk ka efekt ndaj qenit, gjersa ky i fundit i lehë vazhdimisht.

Si pasojë e një tentim kafshimi, kobra përfundon në nofullat e qenit, duke u shkundur nga krahu në krah.

Në fund, fitues del qeni, i cili e mbytë në fund gjarprin falë dhëmbëve të tij.

Pronari ka vendosur ta emërojë qenin ‘Lucky’, që në gjuhën shqipe përkthehet si fat. /Lajmi.net/