Besojeni apo jo, kjo lopë u shit për 300,000 euro

Një lopë në Angli u shit për 300 mijë euro. Është një rekord në fakt, pasi asnjëherë nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

Fun

08/02/2021 20:43

Lopa Limousin, me emrin Posh Spice, u shit pak ditë më parë. Lopa që e solli në jetë, Milbrook Gingerspice, mbajti rekordin e mëparshëm britanik dhe evropian të vendosur në vitin 2014.

BBC citon pronaren Christine Williams të ketë thënë se shitja ishte “si të fitojnë lotarinë” dhe se çmimi përfundimtar ishte “i pabesueshëm”. Ajo tha se lopa njëvjeçare e shitur ishte “e zgjuar dhe plot stil”.