Besiktas afër transferimit të Santos

Mediet turke raportojnë se Besiktas janë pranë një marrëveshje për mbrojtësin e Romës, Davide Santon, në një huazim një vjeçar, me të drejtë blerje.

Sport

15/08/2020 15:49

29 vjeçari, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Interit dhe Newcastle United, i është bashkuar Romës në vitin 2018 për 9.5 milionë euro.

Santon nuk ka qenë aq i preferuar te Roma këtë sezon, duke u paraqitur në vetëm 21 ndeshje.

Sipas TRT Spor, Besiktas janë shumë afër sigurimit të shërbimeve të Santon, përcjell lajmi.net.

Ai do të transferohej atje në huazim, me një mundësi blerje në fund të sezonit./Lajmi.net/