Bernardo: Shpresoj të shkojmë në Paris, atyre nuk ju duhet shumë hapësirë për të rrezikuar

Bernardo Silva është shprehur i lumtur me fitoren e Man City ndaj Real Madrid.

Sport

27/04/2022 08:30

Portugezi shënoi një nga golat më të bukur në fitoren 4:3 të Manchester City ndaj Real Madrid.

Bernardo shpreson në një kualifikim në finale qoftë edhe nja një barazim pa gola, duke shtuar se kundërshtari iu hapi rrezik me shumë pak hapësira.

“Në 20 minutat e para ishim shumë të mirë, bëmë presing mirë, krijuam shanse. Gjatë rrugës së 90 minutave mund të fitonim më shumë”, nisën fjalët e mesfushorit të City.

“Real Madrid bëjnë shumë, nga shumë pak hapësira. E pamë kundër Chelsea dhe PSG, si dhe sot, ata nuk kanë nevojë për shumë hapësira për të dëmtuar. Ne bëmë shumë më shumë, por përfundoi 4:3”, ka thënë Bernardo, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që ndeshja tjetër përfundon 0:0 dhe shkojmë tutje. Sigurisht, ne do të japim gjithçka. Ne shkojmë në Madrid dhe bëjmë maksimumin, me shpresën që nuk ka shumë gola dhe kapim Parisin”, tha mes tjerash portugezi.

Bernardo Silva u shpall lojtari i ndeshjes pas paraqitjes spektakolare mbrëmë. /Lajmi.net/