Bernardeschi dhe Chiesa kthehen në stërvitje me Juventusin

Të dy futbollistët janë kthyer nga lëndimet.

Sport

16/09/2021 11:34

Federico Berandeschi dhe Federico Chiesa janë kthyer sot në stërvitje me skuadrën e Juventusit, transmeton lajmi.net.

Të dy futbollistët kishin lëndime të lehta dhe nuk arritën të paraqiten në dy duelet e fundit të “Zonjës së Vjetër” ndaj Napolit në Serie A dhe Malmos në Ligën e Kampionëve.

Tani dy sulmuesit janë kthyer në stërvitje dhe shpresojnë të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Milanit.

‘Bianconerët’ janë ende në kërkim të fitores së tyre të parë në Itali për këtë edicion.

Megjithatë gjiganti italian do të hyjë në këtë ndeshje pas triumfit në Evropë kundër Malmos dhe synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive edhe në Serie A. /Lajmi.net/