Berishës i plotësohet ëndrra: Debuton te Gjermania, inkuadrohet kah fundi i miqësores

Mërgim Berisha ka debutuar me fanellën e Gjermanisë në një ndeshje miqësore kundër Perus. Gjermania triumfoi 2:0 kundër Perus në miqësoren e zhvilluar në “Meëa Arena” në qytetin e Mainzit në Gjermani, shkruan lajmi.net. Futbollisti me prejardhje nga Kosova debutoi me Gjermaninë në minutën e 76-të kur u inkuadrua në vend të Fullkrug, autorit të…

Sport

25/03/2023 22:59

Mërgim Berisha ka debutuar me fanellën e Gjermanisë në një ndeshje miqësore kundër Perus.

Gjermania triumfoi 2:0 kundër Perus në miqësoren e zhvilluar në “Meëa Arena” në qytetin e Mainzit në Gjermani, shkruan lajmi.net.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova debutoi me Gjermaninë në minutën e 76-të kur u inkuadrua në vend të Fullkrug, autorit të dy golave për ekipin kombëtar gjerman.

Mërgim Berisha u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren A të Gjermanisë për ndeshjet e muajit mars.

24-vjeçari ishte afër t’i bashkohej Kosovës para disa vitesh, por në fund ai zgjodhi Gjermaninë.

Ndryshe, Berisha këtë edicion po aktivizohet te skuadra gjermane, Augsburg./Lajmi.net/