Berisha rikthehet të flas për gjestin ndaj Challandes: Ishte veprim emocional, jam ndjerë i nënçmuar
Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është rrëfyer gjatë në një intervistë për lajmi.net në lidhje me disa çështje që kanë të bëjnë me “Dardanët”, futbollin e Kosovës dhe të ardhmen e tij. Berisha që është pjesë e ekipit Akhmat Grozny, që bën gara në elitën e futbollit rus, ka folur për…
Sport
Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha është rrëfyer gjatë në një intervistë për lajmi.net në lidhje me disa çështje që kanë të bëjnë me “Dardanët”, futbollin e Kosovës dhe të ardhmen e tij.
Berisha që është pjesë e ekipit Akhmat Grozny, që bën gara në elitën e futbollit rus, ka folur për kampanjën e Kosovës drejt Evropianit 2024, “mallin” që ka për Kombëtaren e gjestin e para disa viteve në fushë në raport me ish-trajnerin Bernard Challandes.
Në lidhje me veprimin ndaj këtij të fundit, Berisha ka thënë se ai ka qenë moment emocional.
Berisha thotë se është ndjerë i nënçmuar në disa situata. Megjithatë, ai kishte kërkuar falje për gjestin.
“E kam cekur shumë herë se ai gjest ka qenë një moment emocional sepse nuk mu është dhënë hapësira dhe jam ndjerë i nënçmuar në shumë situata dhe kam kërkuar falje për këtë” – deklaroi Berisha për lajmi.net.
