Berisha për ndeshjet e marsit: Fitorja është ajo që duam

Valon Berisha së fundmi ka komentuar në lidhje me ndeshjet e Kombëtares së Kosovës. Kosova nisë rrugëtimin drejt ndeshjeve para kualifikuese në Izrael të shtunën, pasi përballen në ndeshjen e parë ndaj tyre, nga ora 18:00. Më pas ‘Dardanët’ presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Andorra, për ndeshjen e dytë të këtij muaji. Përpara dy…

Sport

22/03/2023 19:04

Valon Berisha së fundmi ka komentuar në lidhje me ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

Kosova nisë rrugëtimin drejt ndeshjeve para kualifikuese në Izrael të shtunën, pasi përballen në ndeshjen e parë ndaj tyre, nga ora 18:00.

Më pas ‘Dardanët’ presin në ‘Fadil Vokrri’ kombëtaren e Andorra, për ndeshjen e dytë të këtij muaji.

Përpara dy ndeshjeve të këtij muaji ka folur edhe ylli i Kosovës, Valon Berisha.

Ai tha se do jenë ndeshje të vështira, por luajnë për fitore.

Atmosfera është shumë e mirë dhe stërvitja sot ishte shumë intensive. Për mua ishte pak më e vështirë, pasi kam udhëtuar thuajse dy ditë për të ardhur këtu. E ndjeva veten mirë, por ende jo 100 përqind i rikuperuar. Ekipi po punon mirë dhe sot kemi filluar ta përgatisim lojën tonë, të cilën do ta aplikojmë kundër Izrealit. Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata luajnë para tifozëve të vet. Edhe koha mendoj se do të jetë më ndryshe se sa jemi mësuar ne, me temperaturat këtu dhe do të jetë një sfidë e vështirë. Edhe ata duan të arrijnë në top dyshen e grupit dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, në të cilën duhet që së paku të marrim një pikë jashtë. Normal, fitorja është ajo që duam, por me rëndësi është të mos humbim. Misioni i kualifikimit a është i mundur? Besoj që po. Ajo që është kryesore për ne është se shumë lojtarë kyç në kombëtare janë duke luajtur rregullisht në ekipet e tyre dhe janë në formë të mirë. Ky ndoshta ka qenë edhe fakti që është kërkuar më së shumti tek kombëtarja jonë, që me sjellë formën e tyre të mirë dhe të jenë të gatshëm për ta dhënë maksimumin për Kosovën”, u shpreh kosovari./Lajmi.net/